Policia e Kosovës njofton se një person ka vdekur të martën në fshatin Novosellë e Malishevës, përcjell Insajderi.
Sipas njoftimit, shkak i kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar te stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.
“Fsh. Novosellë, Malishevë 03.08.2021 – 01:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”./Insajderi.com