Memli Krasniqi zyrtarizon Lladrovcin si kandidat për kryetar të Drenasit

Memli Krasniqi zyrtarizon Lladrovcin si kandidat për kryetar të Drenasit

Ramiz Lladrovci do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Dega e PDK-së në Drenas kishte mospajtime në lidhje me kandidaturën e Lladrovcit, madje ka pasur edhe kandidatura të vetëshpallura.

“Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat i PDK-së për kryetar të ardhshëm, Ramiz Lladrovci, jo veç që është alternativë, por edhe lokomotivë e zhvillimit që na pret”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi shtoi se “PDK e Drenasi kanë rrugëtuar vazhdimisht bashkë”.

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje nacionale apo lokale në Drenas. /Insajderi.com