Ministri i Brendshëm për zjarrfikësit që ndihmuan Shqipërinë: Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri

Ministri i Brendshëm për zjarrfikësit që ndihmuan Shqipërinë: Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri

“Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë. Bashkë do i tejkalojmë të gjitha sfidat”.

Kështu ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, të martën.

Kjo pasi të hënën disa zjarrfikës bashkë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, shkuan në Shqipëri në ndihmë për shuarjen e zjarreve.

Shqipëria ka qenë e kapluar nga zjarret e mëdha ditëve të fundit.

Krerët institucionalë dhe opozita e falënderuan Kosovën për ndihmën e ofruar. /Insajderi.com