MPJD: Jemi në kontakt me tre kosovarë për t’i rikthyer nga Afganistani

MPJD: Jemi në kontakt me tre kosovarë për t’i rikthyer nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është në kontakt me tre shtetas të Kosovës që ndodhen në Afganistan.

Kështu ka njoftuar ministria e cila drejtohet nga Donika Gërvalla.

“Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar”, ka thënë

Po ashtu u është bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që ndodhen në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

Të dielën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka dhënë pëlqimin e saj që të strehohen disa refugjatë afganë në Kosovë.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e ka pranuar që janë në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-të për strehimin e përkohshëm të një numri afganësh.

Kjo është mbështetur edhe nga opozita të cilët ishin që SHBA të ketë përgjigje pozitive.

Talebanët kanë shpallur presidentin e tyre, Maulana Abdul Ghan, pasi e pushtuan pallatin presidencial.

Kthimi i talebanëve 20 vjet pas, vjen pasi forcat ushtarake ndërkombëtare përfunduan misionin e tyre në këtë vend. /Insajderi.xom