Abdixhiku e cilëson të drejtë vendimin për strehimin e afganëve

Abdixhiku e cilëson të drejtë vendimin për strehimin e afganëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka cilësua si të drejtë vendimin e institucioneve për strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë në Kosovë.

Ai ka thënë se përveç që është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e konsideroi edhe obligim moral të një vendi të vogël.

“Populli i Kosovës njeh vuajtjet e fëmijëve, grave e burrave që lëshojnë vendin e tyre si alternativë të fundit mbijetese”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Në këtë kohë, siguria për ta është kontributi më i madh që një shtet si i joni mund të ofrojë – shembull për shumë shtete nëpër botë”, përfundoi ai.

Përpos tij edhe dy liderët e tjerë opozitë, Memli Krasniqi e Ramush Haradinaj, kanë mbështetur strehimin e afganëve.

SHBA-të, kërkuan nga Kosova që të strehohin disa nga bashkëpunëtorët e tyre afganë gjatë kohës së operonin në Afganistan.

Kjo për shkak të kanosjes së rrezikut nga talebanët që kanë marrë pushtetin në Kabul.

Grupi militant u kthye në pushtet pas 20 viteve, menjëherë pasi trupat ndërkombëtare u larguan nga Afganistani.

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi të hënën se qëndron “plotësisht prapa” vendimit për tërheqjen forcave amerikane nga Afganistani.

Ndërkaq, Ashraf Ghani, presidenti afgan që kishte mbështetjen amerikane është larguar nga vendi. /Insajderi.com