Mbyllen klubet e natës, shkurtohet orari i gastronomisë – Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi

Mbyllen klubet e natës, shkurtohet orari i gastronomisë – Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka njoftuar të martën se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Coronavirus, nga 20 gushti do të hyjnë në fuqi masa të reja duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës si dhe shkurtimin e orarit të gastronomisë.

OHT-ja thotë se masat e reja u janë kumtuar të martën në takimin që kanë zhvilluar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sa i përket sallave të dasmave, OHT-ja njofton se do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150.

“Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjithë Restaurantet ditore , kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30”.

“Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej, Oda e Hotelerisë dhe Turizimit u ka bërë thirrje qytetarëve “të ruhen nga kjo gjendje alaramante, t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksionohen”./Insajderi.com