Qeveria mban mbledhje nga ora 17:30

Qeveria mban mbledhje nga ora 17:30

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet të mërkurën nga ora 17:30, njofton Shqip.com.

Kjo mbledhje po mbahet pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me Coronavirus.

Nga kjo mbledhje e kabinetit qeveritar pritet të miratohen masat e reja anti-COVID, për të cilat ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur me krerët e institucioneve shëndetësore, përfaqësues të Odës së Hotelierisë së Kosovës dhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në mbledhjen e fundit të ekzekutivit të mbajtur më 12 gusht, janë miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Kufizimet e reja vlejnë deri më 10 shtator.

“MSH ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e interesit që kanë qenë të ndikuara nga pandemia. Rishikimi i masave është bërë duke marrë parasysh disa prioritete, që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit për qytetarët. Masat shërbejnë që situata të mbahet nën kontroll, mirëpo nuk përjashtohen edhe masat e reja shtrënguese apo liruese”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. /Insajderi.com