MSH tregon për të gjitha kufizimet anti-COVID që hynë në fuqi nesër

MSH tregon për të gjitha kufizimet anti-COVID që hynë në fuqi nesër

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të gjitha masat anti-COVID që do të hynë në fuqi të premten ( 20 gusht).

Këto masa përfshinë shkurtimin e orarit të gastronomisë, ndalim të veprimtarisë së klubeve të natës, dasmave e ahengjeve tjera familjare.

Po ashtu, për disa ngjarje që zhvillohen në hapësira të mbyllura nuk duhet të përdoret kapaciteti i plotë.

Këto masa vinë si rezultat i rritjes së infeksioneve me COVID-19.

Vetëm të mërkurën u regjistruan 2 mijë e 110 infeksione të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen.

Kjo pasi, siç thotë MSH; varianti delta po shpërndahet shumë më shpejt. /Insajderi.com

Kufizimet anti-COVID