Përparim Rama, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se e ka Letërnjoftimin e Kosovës.
Në media është raportuar se “Rama ka aplikuar në KQZ me letërnjoftimet ë UNMIK-ut”.
Por, sipas tij ky ka mundur të jetë një “gabim i KQZ-së”.
“Me siguri ka qenë ndonjë gabim teknik nga ana e KQZ. Unë letërnjoftimin e kam të Kosovës, janë numrat nga letërnjoftimi i Kosovës”, ka thënë Rama për KlanKosovën.
Për këtë të enjten të mëngjesë kanë folur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Duke u mbështetur në planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë”.
“Kjo është një mundësi që e jep ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale që subjektet politike të paraqesin përmirësimet/korrigjimet Brenda afatit të caktuar nga Zyra”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi ka shtuar se kanë zhvilluar komunikim me të gjitha subjektet politike ku është vërejtur ndonjë gabim apo mungesë dokumentacioni.
“Zyra ka zhvilluar komunikim të tillë me të gjitha subjektet politike, tek të cilat është evidentuar ndonjë gabim/mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet/korrigjohet”.
Pas kësaj faze, si dhe pasi të përmbyllim procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Zyra do të paraqesë në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të ndonjë kandidati. Si gjithmonë, mbledhjet janë të hapura për mediat dhe do të mund të përcjellin procesin e vendimmarrjes së KQZ-së”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com