Tetë vdekje e 2 mijë e 236 raste me COVID-19

Tetë vdekje e 2 mijë e 236 raste me COVID-19

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit, ndërkaq është shënuar “rekord i zi” i infeksione ditore, saktësisht 2 mijë e 236.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se janë shëruar 138 persona, të enjten.

Rastet aktive janë 14 mijë e 249, një pjesë e hospitalizuar

Gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 22 mijë e 119 qytetarë.

Totali i vaksinave të dhëna është 644 mijë e 212, prej tyre 221 mijë e 26 kanë marrë dy dozat. /Insajderi.com