Vihet gurthemeli i Universitetit paralel në Mitrovicën e Veriut i financuar nga Serbia

Vihet gurthemeli i Universitetit paralel në Mitrovicën e Veriut i financuar nga Serbia

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vendosur gurthemelin e ndërtimit të universiteti paralel në Mitrovicën e Veriut.

Ky projekt që do të kushtojë mbi 6 milionë euro dhe është investim i shtetit të Serbisë.

Petkoviq vuri gurthememelin sot i shoqëruar nga kreu i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

Ndërtesa e re do të jetë 10 mijë e 575 metra katror që përfshinë fakultetin e Shkenca Natyrore dhe Matematikës, Fakultetin Juridit, Ekonomik dhe rektoratin me gjithsej katër kate.

Petkoviq tha se këtë universitet e kanë pritur për 22 vjet dhe tash po ndërtohet falë përkrahjes së presidentit Aleksander Vuçiq.

“Sot është një ditë e bukur, dita që e kemi pritur për 22 vjet, sot hodhëm gurin e themelit për ndërtimin e godinës së re të Universitetit, ku do të vendosen Rektorati dhe tre fakultete. Kjo pret 10.000 studentët tanë, këtu në Mitrovicë, mbi 760 profesorë dhe mësues, që i presin tërë Mitrovica. Këto nuk janë ditë të zakonshme dhe, sot kur e vendosëm këtë gur themeli, ne nuk vendosëm një gur themeli të zakonshëm”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë së ky është themel i unitetit serb, dhe sipas tij, vetëm me unitet ka të ardhme për ta.

Ky është themeli i harmonisë serbe dhe unitetin e njerëzve tanë në Kosovë, dhe kjo është arsyeja pse sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe si do të jemi. Si Lista Serbe ashtu edhe Universiteti ynë dhe shteti i Serbisë. Vetëm në atë unitet populli ynë ka të ardhme , siç tha Presidenti Aleksandar Vučić dje, tha Petkoviq gjatë inaugurimit.

Ai deklaroi se ky është një investim me vlerë 720 milionë dinarë(6 milionë e 124 mijë e 978 euro), i cili është përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes Zyrës për Kosovën, raporton REL.

Mitrovica e Veriut është komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku autoritetet serbe kanë zhvendosur, siç e quajnë ata, Universitetin e Prishtinës, pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Studimet aty zhvillohen sipas plan-programit të Republikës së Serbisë./Insajderi.com