Mbi 707 mijë vaksinime në Kosovë

Mbi 707 mijë vaksinime në Kosovë

707 mijë e 793 vaksina janë dhënë deri më tash në Kosovë.

236 mijë e 405 qytetarë kanë kryer procesin si të tërë, ndërsa 471 mijë e 388 tjerë kanë marrë dozën e parë, tashmë.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë dhënë 18 mijë e 776 vaksina.

Po të njëjtën ditë u raportuan edhe 1 mijë e 682 infeksione me COVID-19.

U regjistruan edhe 11 vdekje të reja, si dhe 263 të shëruar.

Rastet aktive tash janë 19 mijë e 695. /Insajderi.com