Policia e Kosovës, dega në Ferizaj, ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për gjetjen e Dardan Krivaqa, i dyshuar për “vrasje”.
Të dielën është raportuar se një vajzë 18 vjeçare është dërguar e vdekur në Spitalin Rajonal të Ferizajt.
“Dy persona kanë ikur nga vendi i ngjarjes, njëri është arrestuar – dhe Dardan Kariqeva gjendet në arrati.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendndodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’, thuhet në kumtesën e Policisë.
“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendndodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital”.
Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se “dhuna nuk duhet të normalizohet”.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin tragjik që ia solli vdekjen 18 vjeçares. /Insajderi.com