Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se është pak të quhet skandal, neglizhenca e gjyqtarit që nuk e ka shqyrtuar deri në fund aktakuzën për tentimvrasje, ngritur më 2013 ndaj Dardan Krivaqës – i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj, njofton Insajderi.com.
Haxhiu thotë se pret nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ta sqarojë se për cilin gjyqtar bëhet fjalë dhe të merren masa disiplinore ndaj tij.
“Në këtë drejtim nuk kemi mandat si Ministri e Drejtësisë të nisim procedura disiplinore ndaj gjyqtarit në rastin konkret. Këshilli Gjyqësor i Kosovës besoj që nesër duhet të dalë me deklaratë e të sqarojë se cili është ai gjyqtar dhe të nis procedura disiplinore në raport me atë gjyqtar”, është shprehur Haxhiu në “Edicionin Special” në KK.
“Në këtë drejtim nuk kemi mandat si Ministri e Drejtësisë të nisim procedura disiplinore ndaj gjyqtarit në rastin konkret. Këshilli Gjyqësor i Kosovës besoj që nesër duhet të dalë me deklaratë e të sqarojë se cili është ai gjyqtar dhe të nis procedura disiplinore në raport me atë gjyqtar”, ka thënë ajo.
“Sa herë po kemi raste të tilla të vrasjeve të rënda makabre, po shohim edhe një skandal tjetër nga sistetmi i drejtësisë, apo dhe nga ai i sigurisë, policia. Pra, në këtë rast është pak të thuhet se është skandal, më 2013 është ngritur aktakuza për të dyshuarin kryesor – kanë kaluar afër tetë vjet, dhe ende nuk është mbajtur shqyrtimi në raport me këtë rast. I dyshuari kryesor është lënë në liri, dhe nuk është thirrë seanca apo shqyrtimi gjyqësor”, shtoi ajo.
I dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa, i cili ende është në arrati, kohë më parë ka qenë në paraburgim për sulm ndaj një zyrtari policor. /Insajderi.com