Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Lushnje, në mesin e tyre 3 gra

Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Lushnje, në mesin e tyre 3 gra

Një person ka mbetur i vrarë ndërsa pesë të tjerë janë plagosur me armë zjarri gjatë mbrëmjes të së hënës në Lushnje, transmeton Shqip.com.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, rreth orës 22:00 dhe objektiv dyshohet se ka qenë pronari i “Bar Pedonales”, që ndodhet në qendër të këtij qyteti.

Tri nga të plagosurit janë të gjinisë femërore.

Viktima është pikërisht pronari i lokalit, B.M, rreth të 40-tave, ndërsa sa i përket të plagosurve ata janë J.V, E.T, S.L, M. Gj dhe S.C.

Siç raportohet nga mediat në Shqipëri, autorët kanë hapur zjarr nga një automjet në lëvizje, ndërkohë që viktima po pinte kafe në lokal me një prej të plagosurve teksa rreth 1 orë e gjysmë pas ngjarjes, policia njoftoi se në fshatin Thanasaj ishte gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se i përkiste autorëve.

Mbeten të paqarta shkaqet apo personat që fshihen pas këtij atentati, raporton Klan TV.

Policia thotë se vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. /Insajderi.com