Protesta “Drejtësi për gratë e vrara” e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, e paralajmëruar të fillojë nga ora 12:00 në Ferizaj, veçse ka filluar me pankarta që kërkojnë drejtësi për gratë e vrara, njofton Insajderi.com.
“Policia i ka duart me gjak”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit kanë bërë para stacionit të policisë në Ferizaj.
Lidhur me rastin një ditë më parë është arrestuar një person, ndërkaq Krivaqa i cili po gjendej në arrati, është prangosur të martën rreth orës 12:00 në mesditë në një fshat të Ferizajt.
Dardan Krivaqa i cili është edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., e kishte dërguar vetë atë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Ferizajt, ndonëse pa shenja jete, e më pas ka ikur bashkë me të dyshuarin tjetër për bashkëveprim. /Insajderi.com