Rreth 22 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, prinë Prishtina

Rreth 22 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, prinë Prishtina

Numri i rasteve aktive me Coronavirus ka arritur në 21 mijë e 922, teksa rritja e këtyre rasteve po vazhdon të jetë e shpejtë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimine fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.

Ferizaj renditet komuna e dytë me një mijë e 716 raste aktive, Gjilani me 1600 raste, Peja me 1526 raste dhe komuna tjera me më pak.

MSH-ja njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107,999, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,356 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 21 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com