Punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut protestojnë para Qeverisë, këto janë kërkesat e tyre

Punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut protestojnë para Qeverisë, këto janë kërkesat e tyre

Punëtorët e shërbimit të sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), kanë protestuar sot për të shprehur pakënaqësitë e tyre, njofton Shqip.com.

Ata kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri në sheshin “Skënderbeu” përballë ndërtesës së Qeverisë.

Me mbishkrimet “Ne duam të kthehemi, KEK-u ka interes, pse nuk jemi aty” dhe “Ne jemi të huazuar dhe jo të privatizuar”, ata kanë kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti, të ndalojë padrejtësitë që sipas tyre po u bëhen sigurimit fizik.

Ndryshe, kjo protestë ishte paralajmëruar para disa ditësh nga kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Haki Azemi.

Ai kishte bërë të ditur se qëllimi i saj është që të realizohen kërkesat e ngritura më herët si dhe kthimi i departamentit të sigurisë fizike në KEK. /Insajderi.com