Përfundon seanca ndaj Dardan Krivaqës, mjekët konstatuan se ai mund të vazhdojë

Përfundon seanca ndaj Dardan Krivaqës, mjekët konstatuan se ai mund të vazhdojë

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për vdekjen e 18-vjeçares, M.O., njofton Insajderi.com.

Admir Salihu, avokati i të dyshuarit Krivaqa, ka thënë se mjekët që e kanë kontrolluar atë kanë konstatuar se ai ka qenë në gjendje të qëndrojë dhe seanca ka vazhduar.

Ai tha se është në pritje të vendimit të Gjykatës.

Ndryshe, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, seanca për caktimin e paraburgimit ishtë ndërprerë.

Dardan Krivaqa së bashku me Arbër Sejdiun dyshohet se kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ata, në mëngjesin e së dielës, më 22 gusht, kishin dërguar pa shenja jete 18 vjeçaren, M.O., në Spitalin e Ferizajt./Insajderi.com