KGjK për gjyqtarët serbë që bojkotuan punën: Shpresojmë të kthehen shpejt

KGjK për gjyqtarët serbë që bojkotuan punën: Shpresojmë të kthehen shpejt

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se po përcjellë nga afër zhvillimet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pranimit të informacioneve se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti serb nuk janë paraqitur në vendin e punës, të mërkurën më datë 25 gusht 2021, njofton Insajderi.com.

Me anë të një komunikate për media, ky këshill thotë se po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe po shpreson se “së shpejti gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës do të kthehen në vendin e punës”.

Gjatë ditës është raportuar se gjyqtarët serbë kanë vendosur të bojkotojnëpunën në Gjykatat e Kosovës në veri.

Këtij vendimi i janë bashkuar edhe gjyqtarët dhe punëtorët e tjerë të organeve të drejtësisë kudo në Kosovë.

Arsyeja që gjyqtarët serbë kanë bojkotuar punën është konfirmimi i dënimit me dy vjet burgim për ish-deputetin, Ivan Todosijeviq.

Gjyqtarët serbë pretendojnë se është shkelur marrëveshja e Brukselit mes Kosovës e Serbisë e cila parasheh që në lëndët gjykuese ndaj qytetarëve serbë duhet të jenë të pranishëm dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptarë. /Insajderi.com