Vuçiq: Todosijeviq u dënua veç pse tha të vërtetën për masakrën e Reçakut

Vuçiq: Todosijeviq u dënua veç pse tha të vërtetën për masakrën e Reçakut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj dënimit që i është shqiptuar Kryetarit të Zveçanit, Ivan Todosijeviq, transmeton Insajderi.com.

Ai është shprehur se deklarata e Todosijevit i cili tha se Masakra e Reçakut ka qenë trillim i shqiptarëve, është e vërtetë.

Sipas tij, Todosijeviq është dënuar me dy vjet burgim për shprehje të mendimit të lirë.

“Një serb nga veriu i Kosovës, Ivan Todosijeviq, është dënuar vetëm pse ka thënë të vërtetën – të vërtetën për gjithçka që ka ngjarë dhe për qytetarët e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

Gjykata e Apelit në Kosovë ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit, deputeti i Kuvendit nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviç, ishte dënuar me dy vjet burgim nën akuzat se ka nxitur urrejtje, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Ai kishte deklaruar në mars të vitit 2019 se “arsyeja për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”. /Insajderi.com