Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka dhënë disa sugjerime sesi t’i kundërvihemi pandemisë.
Pikërisht, ministër i Shëndetësisë është Arben Vitia, kundër-kandidati i Ismailit për kryetar të Prishtinës.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Ismaili sugjeroi që të ketë më shumë qendra të vaksinimit.
Ai po ashtu kërkoi që të rritet numri i pjesëtarëve të ekipit të vaksinimit.
“Vaksinimi mund të bëhet më lehtë, më shpejtë”, ka thënë ish-minstri i Shëndetësisë.
14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.
Përveç numrit të lartë të viktimave, shifra të larta vazhdojnë të mbeten edhe në rastet e reja pozitive të shnëuara për 24 orë.
Dy mijë e 541 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 12 mijë e 618 testime të kryera.
Të mërkurën janë shëruar 604 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603, ndërkaq numri I rasteve aktive është rritur në 23 mijë e 845.
Në njëzetekatër orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com