Mbahet marsh protestues sot për mbrojtjen e grave

Mbahet marsh protestues sot për mbrojtjen e grave

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist-QIKA, Rrjeti i Grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore do të organizojnë të enjten marsh protestues për mbrojtjen e grave, njofton Insajderi.com.

Marshi pritet të fillojë në ora 12:00 nga objekti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të vazhdojë te Ministria e Punëve të Brendshme, duke përfunduar pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kërkesa kryesore e këtij marshi protestues është që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen në marshin protestues për të kundërshtuar dhunën e shtypjen ndaj grave dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale për jetën e humbur të Marigonës dhe të vajzave e grave të tjera”, thuhet në njoftimin e tyre.

Së fundmi, një protest është organizuar të martën para objektit të Policisë në Ferizaj, pas vrasjes së 18-vjeçares M.O., në Ferizaj nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa, të dielën e javës së kaluar. /Insajderi.com