Kanë kaluar 23 vjet që nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani në fshatin Rancë të Shtimes, transmeton Insajderi.com.
Më 26 gusht të vitit 1998 forcat serbe nuk kursyen 11 anëtarë të kësaj familje, prej të cilëve tetë ishin fëmijë dhe tri gra.
Në këtë ditë para 23 viteve kanë humbur jetën Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani, (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998), raporton KP.
Në këtë fshat nga forcat serbe atë ditë u ekzekutua edhe plaku 96-vjeçar Zeqir Asllani. /Insajderi.com