Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar përbërjen e panelit që do të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, njofton Insajderi.com.
Kjo ankesë ishte parashtruar ndaj vendimit në të cilin gjyqtari paraprak i kishte vazhduar masën e paraburgimit ndaj Thaçit.
Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare, panel i Apelit do të përbëhet nga gjyqtarët Michele Picard, Emilio Gatti dhe Nina Jørgensen.
Kurse, të martën, Trendafilova ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për vetë-tërheqjen e saj nga detyra e caktimit të panelit i cili do të vendosë rreth kësaj ankese.
Këtë kërkesë mbrojtja e ish-presidentit Thaçi e kishte parashtruar më 16 gusht.
Ndryshe, aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Kurse, në paraqitjet e para, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm. /Insajderi.com