Policia në Mal të Zi konfiskon mbi një ton kokainë

Policia në Mal të Zi konfiskon mbi një ton kokainë

Policia në Mal të Zi ka konfiskuar të premten mbi një tonelatë kokainë, sasinë më të madhe të drogës që është zënë ndonjëherë në këtë shtet, transmeton Insajderi.com

Sipas mediave, droga ishte fshehur në një dërgesë me banana, e që Policia tha se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona.

Kjo bastisje është kryer në Mojanoviqi, një lagje në periferi të Podgoricës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se ky shtet nuk do të jetë vend i krimit.

“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq./Insajderi.com