Drejtori i Shërbimi Spitalor Klink Universitar të Kosovë, Valbon Krasniqi, njoftoi të hënën se edhe personat e vaksinuar mund të jenë shpërndarës të Coronavirusit, përcjellë Insajderi.com.
“Nuk krijohet imunitet i plotë, pa e marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, por edhe personat e vaksinuar mund të jenë shpërndarës të virusit”, tha ai.
Sipas tij, rastet me COVID-19 po rriten për shkak se Varianti Delta po përhapet më lehtë.
“COVID-19 është sëmundja që shkakton edhe variantin Delta edhe variantet e tjera që kanë qarkulluar deri më tani. Duket se varianti Delta e ka rritë fuqinë e përhapjes dhe format e rënda të sëmundjes që po i shkakton. Një person i infektuar me variantet e mëparshme ka mundur t’i infektojë dy deri në tre persona të tjerë, ndërsa për person i infektuar me Delta, mund të infektojë gjashtë deri në tetë persona”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Rastet e reja me COVID-19 dhe vdekjet në Kosovë janë duke shënuar rritje, ku vetëm gjatë së dielës janë shënuar 36 vdekje.
Krasniqi tregoi se situata në ShSKUK është mjaft e rënduar me një numër të madh të rasteve të hospitalizuar, teksa bëri të ditur se një mijë e 250 pacientë janë duke marë trajtime në shtatë spitalet e përgjithshme dhe në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Tutje, ai tha se është paralajmëruar edhe ardhja e kontingjenteve të tjera të vaksinimit, teksa bëri thirrje që qytetarët të jenë të durueshëm dhe të vëmendshëm që në momentin kur të kenë mundësi të caktojnë termine të vaksinimit të vaksinohen./Insajderi.com