Infermierët paralajmërojnë protestë në shtator

Infermierët paralajmërojnë protestë në shtator

Sindikata e Infermierëve, Oda e Infermierëve dhe shoqatat e infermierëve të psikiatrisë, neurologjisë, instrumentareve dhe shoqata të tjera, kanë paralajmëruar protestë gjatë shtatorit, me kërkesën për miratimin e Ligjit për Paga, njofton Insajderi.com.

Kryetari i Sindikatës së infermierëve, Përparim Berisha, tha se në momentin kur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 do të zvogëlohet, do të caktohet data e saktë e protestës.

“Me kërkesën e infermierëve ne sot jemi mbledh ku kemi mbajt mbledhje të jashtëzakonshme për bashkëpunim në realizimin e kërkesave tona që janë sa më shpejt të bëhet Ligji i Pagave dhe infermierëve. Kërkesat tona që të hymë në protestë dhe grevë por për shkak  të situatës që ndodhet vendi ne vendosëm që gjatë këtij muaji të jemi në kontakt me Odën e infermierëve dhe shoqatat që t’i harmonizojmë qëndrime tona. Protesta do të mbahet shumë shpejt”, ka deklaruar ai.

Po ashtu edhe kryetari i Odës së infermierëve, Naser Rrustemaj, tha se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të realizohen.

“Ne morëm vendim në mënyrë që gjatë shtatorit do të organizojmë protestë dhe nuk do të tërhiqemi në të gjitha kërkesat tona. sepse janë kërkesa të drejta dhe legjitime nuk të ndalemi”, tha ai.

Ndërsa, Magbule Elezi, kryetare e Shoqatës së Mamive, tha se shpreson që përmes protestës të merren më seriozisht kërkesat e tyre./Insajderi.com