Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti në qershor “ka larguar 95 inspektorë nga puna”.
Kreu i Qeverisë, ka thënë të dielën gjatë një konference për media se e kanë gjetur Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë me 17 inspektorë.
“Në qershor i kanë larguar nga puna 95 inspektorë, ju kanë ndërprerë kontratat që kanë qenë në mbikëqyrje të masave”.
Zemaj shtoi se “Qeveria nuk i ka mbikëqyrë masat sa duhet”, referuar edhe “largimit nga puna” të inspektorëve.
“Çka ka sjellë kjo, ka sjellë mosmbikëqyrje të masave, është krijuar klima e asaj qasjes gjoja të ruajtjes së shëndetit ekonomik, po që dëmi i shëndetit publik është trefishuar-katërfishuar, kjo do të sjellë edhe pasoja të ashpra ekonomike”.
Gjatë dy ditëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 66 qytetarë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar që të respektohen masat kundër COVID-19.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Zemaj ka deklaruar se gjendja e rëndë është si pasojë e variantit delta. /Insajderi.com