Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “kryeqytetin do ta fitojnë pa balotazh”.
Ai në Kanal 10, ka thënë se Prishtina “s’ka kohë për të humbur”.
Rama theksoi se në garën për Prishtinën e përfaqëson LDK-në dhe që sondazhet “po i nxjerrin të parët”.
Kundër-kandidat, Rama do ta ketë Arben Vitinë, i cili aktualisht është ministër i Shëndetësisë dhe në garën për Prishtinën e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërkaq, Uran Ismaili është kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës e Daut Haradinaj prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Insajderi.com