Një femër e sulmon fizikisht policin

Një femër e sulmon fizikisht policin

Një femër e ka sulmuar zyrtarin policor, të hënën, në Prishtinë.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, tregoi se e dyshuara i kishte refuzuar urdhërat e zyrtarit policor.

Pas kësaj, ajo e kishte sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Policit i është dëmtuar qafa, por në raport thuhet se e dyshuara ia ka dëmtuar edhe uniformën.

E dyshuara është intervistuar dhe më pastaj u dërgua në mbajtje. /Insajderi.com