Osmani do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës

Osmani do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të udhëtojë për në Zvicër ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës.

Aty  Osmani do të trajtojë edhe  për potencialin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Osmani do të mbajë edhe një fjalim para 1 mijë e 350 të pranishmëve nga bota e akademisë, biznesit, politikës e medias.

E para e vendit do të takohet edhe me zyrtarë të shtetit zviceran.

Rrjetëzim industrial do të jetë tema qendrore e forumit. /Insajderi.com