Mërgimtarët që po infektohen në Kosovë kërkojnë të kthehen në Zvicër

Mërgimtarët që po infektohen në Kosovë kërkojnë të kthehen në Zvicër

Në muajin korrik dhe gusht, në Zvicër janë shtuar kërkesat për riatdhesim e të infektuarve me Coronavirus.

Sipas Radio Televizionit Zviceran, në total, qendra e thirrjeve urgjente Medicall organizoi 110 riatdhesime, përfshirë 23 nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Nga këto 23 riatdhesime, 18 kishin të bënin me pacientë me Coronavirusit

Sipas këtij medium, pacientët e infektuar përbëjnë 50% të riatdhesimeve në dy muajt e fundit, tha Medicall, duke konfirmuar informacionin e botuar nga shtypi gjerman. Pacientët e kujdesit kritik përbënin një total prej 43%.

Jo më pak se 69 raste riatdhesimi ishin ende të hapura në Medicall të martën. Sipas kompanisë, 54 prej tyre ishin nga Evropa dhe 25 prej tyre, ose 36%, nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Kërkesat për kthim Medicall po i shqyrton në detaje. Një ekip mjekësh vlerësojnë gjendjen e pacientit sipas standardit zviceran, para se të vendoset për procedurën e kthimit në Zvicër./Insajderi.com