85 inspektorë të rinj të AUV-it fillojnë punën sot

85 inspektorë të rinj të AUV-it fillojnë punën sot

85 inspektorëve të rinj të cilët janë angazhuar për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19 kanë filluar punën sot, e martë.

Flamur Kadriu Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, ju ka uruar atyre mirëseardhje, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për mbështetje në punë.

U ka kërkuar angazhim maksimal qe bashkë me institucionin tjetër ligje zbatues për mbikëqyrje të masave Policinë e Kosovës “të bartin mbi supe” menaxhimin për mbikëqyrje të masave.

“Përveç aspektit mandator ligjor të detyrës në punë, duhet ta keni edhe ndjenjën e përgjegjësisë humane morale qe të kryejnë detyrat me përgjegjësi sepse keni mision në ruajtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Kjo është detyra dhe misioni me i rëndësishëm qe mund ta keni ndonjëherë”, tha Kadriu./Insajderi.com