Policia fillon inspektimet pas orës policore

Policia fillon inspektimet pas orës policore

Organet e rendit kanë nisur kontrollet nëpër lokale dhe veprimtarit pas hyrjes në fuqi të ndalesës së qarkullimit, njofton Insajderi.com.

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës, të cilët kanë publikuar fotografi të zyrtarëve policorë në terren, në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Të respektojmë rekomandimet, masat dhe kufizimet. Ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

Që nga dita e hënë në Kosovë ka nisur të aplikohet ora policore për shkak të rasteve të ngritura me COVID-19.

Nga ora 22:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit qytetarëve u ndalohet të lëvizin pa pasur ndonjë arsye specifike.

Këto masa do të jenë në fuqi së paku deri më 13 shtator. /Insajderi.com