Me 1.383 rastet pozitive të konfirmuara të martën, numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka shkuar në 26.886.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 26 viktima si pasojë e infeksionit, ndërsa janë shëruar 996 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2.503 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.
Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com