Moti për sot: Diell dhe vranët

Moti për sot: Diell dhe vranët

Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./Insajderi.com