Vdes në QKUK – një muaj më parë ishte aksidentuar në Pejë

Vdes në QKUK – një muaj më parë ishte aksidentuar në Pejë

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar, personi i cili më 1 gusht ishte aksidentuar në Pejë.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur në fshatin Treboviq, rreth orës 18:58.

“Është raportuar, viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK- Prishtinë me datën 31.08.2021, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Insajderi.com