Policia i përgjigjet thirrjes së qeverisë për “gjobitje masive” ndaj shkelësve të masave

Policia i përgjigjet thirrjes së qeverisë për “gjobitje masive” ndaj shkelësve të masave

Thirrjes së krerëve të shtetit për të mos i falur shkelësit e Ligjit për Pandeminë, Policia e Kosovës po i përgjigjet pozitivisht.

Vetëm në 24 orët e fundit, sipas raportit ditor të PK-së, kjo e fundit ka shqiptuar jo më pak se 3,981 gjoba ndaj atyre të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-COVID’19, shifër kjo rekorde që nga miratimi dhe hyrja në fuqi e këtij ligji.

Të dielën, kryeministri i vendit, Albin Kurit, ka kërkuar gjobitje për të gjithë shkelësit e masave anti-COVID. Ai ka thënë se “është brengoseshe niveli i  zbatimit të  masave”.

Ndërsa, të martën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar se masat do të mbikëqyren në masë edhe nga shumë policë në rroba civile, ndërsa ka thënë se theks i veçantë do t’u kushtohet qytetarëve që janë të detyruar të vetizolohen për shkak të infektimit me virus.

Masat anti-COVID’19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës, kanë hyrë në fuqi më 30 gusht, ndërsa vlejnë deri më 13 shtator.

Këto masa përfshinë edhe orën policore nga 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Vendosja e maskës në hapësira publike është e detyruar, madje edhe kur ecni vetëm.

Po ashtu gastronomia e ka orarin më të shkurtuar. Ajo do të punojë deri në orën 21:30./Insajderi.com