Kurti takon homologun kroat, diskutojnë për ekonomi dhe siguri

Kurti takon homologun kroat, diskutojnë për ekonomi dhe siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij nga Kroacia, Andrej Plenkoviq – ku kanë diskutuar rreth ekonomisë dhe sigurisë.

Ky takim është në kuadër të Forumit Ekonomik të Bledit, i cili po mbahet në Slloveni.

Pos kësaj, Kurti ka thënë se me Plenkoviqin ka biseduar edhe rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Kroacisë.

“E nisa ditën në Forumin Strategjik Bled, duke u takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

 

Kroacia e ka ndihmuar Kosovën gjatë muajit korrik, kur pasi një autobusi me mërgimtarë ishte aksidentuar në Kroaci.

10 persona kishin humbur jetën e dhjetëra tjerë ishin lënduar.

Kroacia kishte mbuluar gjitha shpenzimet e personave të lënduar, madje krerët e shtetit kanë anuluar edhe agjendën ditore.

Kjo kishte bërë që Kosova të shpesh falënderime për Kroacinë. /Insajderi.com