Ministria e Shëndetësisë përmes një video sensibilizuese u ka bërë thirrje grave shtatzëna, nënave gjidhënëse dhe atyre që planifikojnë shtatzëni, të vaksinohen kundër COVID-19.
Sipas MSH-së, vaksinimi është detyrë qytetare dhe “vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë veten, familjen dhe shoqërinë”.
“Inkurajohen gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të #VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19!”.
Ndryshe, një 29-vjeçare nga Gjilani, e cila kishte qenë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka humbur betejën me COVID-19 dy ditë më parë./Insajderi.com