Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandeehurit K.N., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “dhunim”, njofton Shqip.com.
Sipas aktakuzës, dyshohet se i pandehuri më 30 gusht, në orët e vona të mbrëmjës, në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë, ka detyruar të miturën të kryej aktin seksual.
“Me këto veprime i pandehurit K. N., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4, nen paragrafi 4.8 lidhur me paragrafin 1, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Gjykatës.
Po ashtu, bëhet e ditur se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Insajderi.com