Policia e Kosovës, të mërkurën ka shqiptuar më së shumti gjoba për mosrespektim të masave kundër pandemisë që kur në fuqi ka hyrë ligji anti-COVID.
4 mijë e 263 gjoba janë shqiptuar gjatë njëzetekatër orëve të fundit, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa, të martën ishin gjobitur 3 mijë e 981 qytetarë pasi nuk ishin duke i zbatuar kufizimet kundër Coronavirusit.
Të dielën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kërkuar të gjobitet çdokush që s’i respekton masat e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë e të aprovuara në qeveri.
Të mërkurën u regjistruan 22 vdekje e 1 mijë 894 raste të reja. Rastet aktive janë 24 mijë e 404.
Masat aktuale kundër pandemisë përfshinë obligueshmëri e mbajtjes së maskës në hapësira publike, kufizim i orarit të gastronomisë, orë policore etj.
Ndërkohë, po vazhdon plani i vaksinimit ku deri më tash në Kosovë janë dhënë 841 mijë e 591 vaksina.
284 mijë e 269 qytetarë kanë përmbyllur procesin e dy dozave. /Insajderi.com