Policia njofton për tri vdekje të dyshimta

Policia njofton për tri vdekje të dyshimta

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se tri vdekje të dyshimta kanë ndodhur në dy ditët e fundit në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në tri qytete të ndryshme.

Në Prizren, të martën është gjetur një grua e vdekur në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton policia në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër ka ndodhur në Deçan, të mërkurën. Një burrë është dyshuar se është pa shenja jete. Por, pasi mjeku kujdestar ka konstatuar se është i gjallë, viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, në Spitalin e Mitrovicës policia njofton se të mërkurën një grua ka lindur foshnjën e saj të pajetë, të gjinisë femërore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com