Të premten në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës do të prezantohen disa emra të propozuar për ambasadorë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Shqip.com nga burimet ka mësuar disa nga emrat që do të prezantohen, nesër.
Kështu, Ilir Kapiti pritet të propozohet për ambasador në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa, Dren Doli për ambasadorë në Holandë.
Mehdi Halimi pritet të propozohet për ambasador në Francë, madje nga raportimi i MPJD-së, Halimi ka edhe shtetësi franceze.
Martin Berishaj për ta përfaqësuar Kosovën në Kroaci, ndërkaq, Xhabir Hamiti për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për të gjithë këta persona thuhet se “I plotësojnë të gjitha kushtet e parapara sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diaasporës.
12 ambasadorë të emëruar me çelës politik janë liruar nga detyra më 19 maj 2021.
Të liruarit janë: Beqë Cufaj (Gjermani), Nait Hasani (Shqipëri), Arbër Vllahiu (Çeki), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut), Hajdin Abazi (Australi), Ylber Hysa (Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe) e Amir Ahmeti (Katar)./Insajderi.com