Profesori në Fakultetin Studimeve Islame, Xhabir Hamiti pritet të propozohet të mërkurën në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një dokument i nënshkruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thuhet se Xhabir Hamiti është i propozuar për një mandat që ta përfaqësojë Kosovën në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“z. Xhabir Hamiti i plotëson të gjitha kushtet e paraqitura sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në dokument.
Gazeta Online Shqip.com ka kontaktuar me Hamitin, i cili tha se ende nuk ka marrë konfirmim.
“Ende nuk kam marrë konfirmim për këtë gjë”, tha shkurt ai.
Shqip.com mëson se kandidat për t’u propozuar në postin e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë edhe Fuad Morina.
Nga pozita e ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe me vendim të MPJD-së është shkarkuar Amir Ahmeti.
Të premten pritet që të propozohen edhe emra të ambasadorëve tjerë. /Insajder.com