32 vdekje si pasojë e COVID-19

32 vdekje si pasojë e COVID-19

32 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Kjo është edhe një ditë tjetër në të cilën Kosova regjistron numër të madh vdekjesh si rezultat i pandemisë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 1 mijë e 612 infeksione të reja.

Të shëruar gjatë ditës së fundit janë 2 mijë e 460.

Rastet aktive në vend janë 26 mijë e 524, raporton Insajderi.com

Brenda njëzetekatër orëve janë vaksinuar 20 mijë e 618 qytetarë, njofton MSH.

Tash numri total i vaksinave të dhëna është 862 mijë e 224.

570 mijë e 579 kanë marrë të paktën një dozë. Ndërsa 291 mijë e 645 kanë përmbyllur procesin me të dy dozat. /Insajderi.com