Ish-boksieri Luan Krasniqi është propozuar për Ambasador të Kosovës në Gjermani, nga ish-deputeti dhe ish-Zëvendësministëri i Jashtëm, Gani Dreshaj.
Duke ia drejtuar propozimin presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurtit, dhe kryediplomates Donika Gërvalla, ai tha se Krasniqi “është njëri që ka përfaqësuar .me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani”.
“Luani është i përgatitur profesionalisht dhe do ta kryente me nder e përkushtim këtë detyrë kaq të rëndësishme. Luan Krasniqi është përtej politikës, nuk përfaqëson asnjë parti, përfaqëson shqiptarinë. Jam i bindur që tërë diaspora përkrahë këtë propozim timin!”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.
Ndryshe, tri ditë më parë Beqë Cufaj e ka dorëzuar detyrën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani.