Shtyhet takimi për dëgjimin e kandidatëve për ambsadorë, Abazi fajëson opozitën

Shtyhet takimi për dëgjimin e kandidatëve për ambsadorë, Abazi fajëson opozitën

Takimi për dëgjimin e kandidatëve të propozuar për ambsadorë nga Ministria e Punëve të Jashtme, i paraparë të mbahet të premten në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, është shtyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, i cili ka fëjësuar opozitën për “sabotimin e procesit të caktimit të ambasadorëve”.

Në një postim në Facebook, Abazi ka shkruar se deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe ajo e AAK-së, Time Kadriaj kanë nënshkruar vetëm fletëprezencën dhe më pas kanë lëshuar mbledhjen, duke e bërë të pamundurën mbajtjen e takimit.

“Present në takim kanë qenë: Adelina Grainca, Bahrim Shabani, Dimal Basha, Fitore Pacolli,Haki Abazi.Ariana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për nje datë tjetër”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ndërsa, Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti, tha se kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit./Insajderi.com