Pesë persona, tre nga ta zyrtarë policorë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes mes veturës së Policisë dhe një veture civile në Prishtinë.
Lajmin për Insajderi.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policor) kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se tashmë janë duke hetuar zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Insajderi.com